Lirohet tre kosovarët e arrestuar në Gjermani për terrorizmin
Tre shtetasit nga Kosova të arrestuar gjatë ditës së djeshme për terrorizëm janë liruar.Autoritetet gjermane kanë vendosur lirimin e tyre pasi u vërtetua se ata nuk kishin lidhje me terrorizmin.Komisioneri i Policisë, Wilhelm Schmidbauer tha sot se deri më tani nuk ka dëshmi se personat e arrestuar kanë lidhje me terrorizëm.Si rrjedhojë, ai tha se hetuesit e qytetit të Munich-ut i kanë liruar këta persona.Transmetuesi bavarez njofton se gjatë intervistave të dhëna, kosovarët kishin thënë se ata ishin duke e përdorur veturën e një kompanie ndërtimi nga Belgjika, ndërsa 30 mijë eurot, që kishin me vete në kohën e arrestimit, ishin të destinuara për blerjen e një shtëpie, gjë që është konfirmuar edhe nga klineti në Belgjikë, i cili e ka dhënë konfirmimin para autoriteteve.Lajmi bëri bujë gjatë ditës së djeshme në mediat ndërkombëtare, ndërsa arrestimi vinte pak orë pas sulmeve të përgjakshme në Bruksel.Edhe autoritetet kosovare thanë se nuk kishin informacione se të arrestuarit kishin lidhje me terrorizmin dhe se në Kosovë nuk kishte hetime për ta. Ata u arrestuan në rajonin e Bavarisë./Ora News/