Politikani gjerman i partisë ekstreme kundër emigrantëve shpëtohet nga dy sirianë

Shumë janë ngritur me zë kundër emigrantëve në Perëndim, duke formuar edhe parti kundra tyre.I tillë është edhe Stefan Jagsh, aktiv në partinë neonaziste që i mëshon fort idesë kundër pranisë së refugjatëve.Por, dy sirianë e shpëtuan atë gjatë një aksidenti rrugor. Ai u përfshi në një aksident të fortë me automjetin e tij në Buedingen. Përplasja e automjeti me një pemë, bëri që Jagsh të mbetej brenda hekurave. Sirianët bënë çmos që ta nxirrnin atë dhe ia arritën.Sirianët po shkonin në një qendër prirjeje me autobus.Gjatë rrugës, ata bën edhe një akt human, duke ndihmuar dhe mjekuar të plagosurin derisa të mbërrinte ambulanca.Politikani ka disa fraktura në këmbë dhe një plagë në fytyrë.Jean Christoph Fiedler, lideri i partisë NPD në rajon Hesse, i tha gazetës “Frankfurter Rundschau” që sirianët “kishin kryer një vepër humane”.Nuk dihet nëse pasi këtij akti, pikëpamjet e tij do të ndryshojnë, por lajmi tregon se njerëz të mirë ka kudo, dhe të këqij po ashtu por jo vetëm në radhët e emigrantëve.Në zgjedhjet lokale në fillim të marsit, NPD arriti të fitojë 10.2% të votave në komunën ku ka ndodhur aksidenti, duke ushqyer pakënaqësi populiste kundër azilkërkuesve.Në janar, Jagsch kishte marrë pjesë në një marshim neo-nazistë në të cilën demonstruesit ngritën parulla si “pushtues”, “turistë përfitues”, apo “primatë të paligjshëm”./Ora News/