Fushë-Krujë, u kapën në shtëpi duke paketuar 20 kg kanabis, pranga 6 personave
Policia e Durrësit ka arrestuar 6 persona, pasi u kapën në banesë duke paketuar një sasi lënde narkotike të llojit kanabis. Droga kishte qëllim shitjen në qytetin e Fushë-Krujës.Në kuadër të operacionit "Greps", policia sekuestroi 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, 2 automjete dhe 12 telefona celularë.1-Ylli I.Tema ,33 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;2-Artur I.Tema 27 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;3-Gëzim Tema 37 vjeç, banues në Greps, Fushë-Krujë;4-Indrit Kapllani 31 vjeç, banues në Tapizë, Fushë-Krujë;5-Gani Rama 47 vjeç , banues në Mafsheq, Fushë-Krujë;6-Edmond Matja 37 vjeç , banues në Fushë-Krujë."Më datë 23.03.2016, në fshatin Greps, Nikel, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Gëzim Tema, të pranishëm edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës. Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.", informon policia e Durrësit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.[caption id="attachment_706349" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makinat e autoreve te sekuestruara[/caption][caption id="attachment_706350" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Celularet e autoreve te sekuestruara[/caption][caption id="attachment_706351" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_706354" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption]