Fsheh mbi gjysmë kg marijuanë në të mbathura, pranga 21 vjeçarit shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 18:57
Një shqiptar që merrej me shpërndarjen e drogës ka përfunduar në prangat e policisë italiane.21 vjeçari me iniciale X.N, u arrestua në rajonin e Pistoia, teksa po transportonte drogë në fshatin Agliana.Policia e shikoi të riun teksa ecte në mënyrë të dyshimtë dhe qarkullonte shpesh në zonë pa pasur arsye.Policia i ushtroi kontroll shqiptarit, duke i gjetur një sasi prej rreth gjysmë kilogram drogë të llojit marijuabnë që e kishte fshehur brenda të mbathurave si dhe një shumë të hollash të përfituara nga shitja e drogës. (Foto droga e sekuestruar)Të riut i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. /Ora News/