Meta: Do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2016, 13:23
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Komunën e Pejës në Kosovë.Në këtë vizitë, Kryetari i Kuvendit është takuar me Kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.Gjatë takimit, Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve.“Pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer. Do të shtojmë shkëmbimet mes dy vendeve. Ndërsa do të nxisim pejanët që të investojnë në Shqipëri në sektorin e bujqësisë”, theksoi Meta.