Bushati në Greqi: Shpresëplotë se do të abrogohet ligji i luftës, solidaritet për emigrantët

20 vjet nga firmosja e Traktatit të Miqësisë dhe Greqisë, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ka kërkuar Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos shfuqizimin e ligjit të luftës.Ditmir Bushati:Jam shpresëplotë që me palën greke do të avancojmë me abrogimin e ligjit të luftës, për të na dhënë mundësinë që të mbyllim kështu çështjet e kapitujve historikë, të Luftës së Dytë Botërore.Presidenti grek, shprehu vullnetin për të patur marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe një përgjgje më direkte për abrogimin e ligjit të luftës erdhi nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolas Kotzias në konferencën e përbashkët me homologun shqiptar.Nikolas Kotzias: Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë. Këtë e dëshmon dhe deklarata e kabinetit qeveritar në 1987, e tregon integrimi i Shqipërisë në NATO, e dëshmon nënshkrimi i Paktit të Miqësisë në 1996.Çështja e emigrantëve ishte gjithashtu temë disktutimi mes dy vendeve dhe Ministri Bushati tha se Shqipëria do të japë kontributin brenda kapacitevete të saj.Nikolas Kotzias: Lidhur me refugjatët, unë mendoj se ne nuk duhet ta shohim këtë si një problem mes nesh. Mos harroni se Greqia pret 650.000 shqiptarë. Kjo do të thotë se Shqipëria ka eksperiencë të madhe me lëvizjen e popullsisë së saj dhe mendoj se me të njëjtën mënyrë që ne i trajtuam atëhere problemet, edhe Shqipëria duhet të trajtojë problemet e tanishme, të cilat në bazë të dakordësisë me Brukselin, duhen të kufizohen dhe jo, të zgjerohen. Ditmir Bushati: Në lidhje me pyetjen e ngritur, unë mund t'ju them se Shqipëria do të përmbushë të gjitha angazhimet e saj si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë jam duke iu referuar angazhimeve me burimeve te kufizuara financiare në dispozicion për të zgjidhur problemet e krizës së refugjatëve në kontekstin e një zgjidhje të përbashkët evropiane.Sa i përket çështjes së kufirit detar, kreu i diplomacisë shqiptare ka paralajmëruar ngritjen e një mekanizmi të përbashkët, për të trajtuar jo vetëm këtë por edhe çështje të tjera që qëndrojnë pezull mes vendeve.Ditmir Bushati: Ne do të angazhohemi për krijimin e një mekanizmi sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që çdo pengesë për rrugën tonë të përbashkët si ato të kaluarat ose të tjera që mund të hasim, ti përballojmë me shikim nga e ardhmja dhe për ti zgjidhur ato një nga një për të arritur një paket-marrëveshje. Kjo do të nxisë zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke, siç tha dhe zoti.Nikolas Kotzias. Detyra e Ministrave të Jashtëm nuk është thjesht të identifikojnë problemin.Ministria e Punëve të jashtme, njoftoi se takimi mes dy ministrave të jashtëm u përqendrua në vijimin e proçesit të nisur, të trajtimit pa tabu dhe gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e trashëguara mes palëve, çështjet e aktualitetit dhe të së ardhmes sonë të përbashkët.Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit, Nikos Voutsis.Foto parlamenti EC5D9250 EC5D9253 EC5D9066 EC5D9068 EC5D8960 EC5D8952 EC5D8833 EC5D8876CeER9POWoAAjrfg CeESjapWoAEcDZ6/Oranews.tv/