Krushqia e prishur, pas gati një viti merr hak ndaj vëllait, i vret babain autorit
Një vrasja me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kasharit në kryeqytet dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur për hakmarrje krushqie.Sipas informacioneve të para të policisë, shtetasi Bujar Xhaferri ka vrarë shtetasin Skënder Aluku dhe dyshohet se shkak i vrasjes është hasmëria, pasi rreth një vit më parë djali i viktimës ka vrarë të vellane e autorit.Autori i ngjarjes, Bujar Xhaferi është arrestuar nga policia, përpara se të dilte në autostradë.Ngjarja i ka fillesat që në vitin 2015, ku Altin Aluku vrau me armë zjarri vjehrrin e tij Lutfi Xhaferi dhe plagosi vjehrrën Naime Xhaferri. 35-vjeçari Aluku po vuan dënimin prej 35 vitesh burg.Ndërsa sot, Bujar Xhaferri për tu hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij Lutfi Xhaferi,ka vrarë me armë zjarri Skënder Alukun të atin e Altn Alukut.Si ka ndodhur ngjarja rreth një vit më parëAluku qëlloi për vdekje vjehrrin-“Në datën 17.05.2015, rreth orës 05.30′, viktima Lutfi Xhaferi dhe e dëmtuara Naime Xhaferi, kanë dalë nga banesa e tyre e ndodhur në fshatin Kashar dhe së bashku kanë shkuar në lagjen “Kamberaj” të këtij fshati, me qëllim për të pritur furgonin, me të cilin e dëmtuara do të shkonte në Tiranë për të shitur qumësht dhe produkte të tjera fshati. Rreth orës 05.45′, drejt tyre është afruar i pandehuri Altin Aluku (Kashari) i cili ecte në këmbë dhe mbante në dorë një armë automatike mod-56, të rregullt teknikisht dhe që e mbante pa lejen e organeve kompetente. Mbasi u është në një distancë prej rreth 5 m, i pandehuri i është drejtuar fillimisht viktimës duke i thënë që “Ju më keni qëlluar mbrëmë tek shtëpia”. Viktima Lutfi Xhaferi i është përgjigjur duke i thënë se “Jo. Ne nuk kemi asgjë me ty dhe nuk kemi pasur ndonjëherë”.Aluku plagosi edhe vjehrrën-“Menjëherë pas këtyre fjalëve të viktimës, i pandehuri ka qëlluar disa herë me armën që mbante në dorë në drejtim të viktimës duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëherëshme. Mandej ka drejtuar armën dhe ka qëlluar edhe në drejtim të të dëmtuarës Naime Xhaferi, duke i thënë që “do t’ju zhduk të dyve”. E dëmtuara është afruar drejt tij dhe është përpjekur që t’i kapte armën, me të cilën i pandehuri vazhdonte që të qëllonte në drejtime të ndryshme. Ajo ka arritur që t’i kapë armën, por i pandehuri ka mundur që të shkëputet dhe duke u larguar ka qëlluar përsëri drejt saj duke e plagosur në dorën e majtë.”[caption id="attachment_702547" align="alignnone" width="720"]
Në foto: Autori i vrasjes Bujar Xhaferi[/caption][caption id="attachment_701690" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja ne Kashar[/caption][caption id="attachment_701696" align="alignnone" width="540"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja ne Kashar[/caption] https://www.youtube.com/watch?v=-dIIz6UrjmQ