Policia sjell Budinin vjen në Tiranë, i akuzuar si grabitësi i taksistit
Policia ka sjellë në Tiranë Eduard Budinin i dyshuar si autori i grabitjes së taksistit pas videos së publikuar nga policia.Pas publikimit të videos dhe ndihmës nga ana e policisë, uniformat blu shoqëruan dje Eduard Budinin, i cili është punonjës i FNSH-së dhe kryente detyrën si roje në repartin ushtarak të Dragotit dhe është arrestuar në GjirokastërSi një qytetar i thjeshtë grabitësi i ka kërkuar shërbim taksi dhe është ulur në sediljen e pasme. Pasi ka ecur deri në një farë rrugë i ka kërkuar lekët e xhiros.Në njërën dorë grabitësi mbante një armë që ngjan me pistoletë ndërsa dorën tjetër me dorashkë të zezë e shtrëngon fort në qafë.Ngjarja është regjistruar më 9 nëntor 2015 në rrugën “Tre Dëshmorët” dhe objekt i grabitjes është shoferi i identifikuar me inicialet H.H