Firmoset marrëveshja në Bruksel, emigrantët kthehen në Turqi nga 20 marsi
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se liderët e Bashkimit Europian dhe Turqia kanë arritur më në fund një marrëveshje për të menaxhuar krizën e emigrantëve.Kryeministri i Finlandës ishte i pari që njoftoi për arritjen e një akordi përmes një postimi në rrjetin social twitter.Ndërkohë që kryeministri i Çekisë tha se që prej ditës së dielë do të fillojë proçesi i kthimit pas të emigrantëve nga Greqia në Turqi.Në këtë mënyrë qeveria e Ankarasë ka rënë dakord që të marrë përsipër disa përgjegjësi për emigrantët në këmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët si dhe fondit prej 6 miliard eurosh.Sipas planit, të gjithë emigrantët e bllokuar në territorin grek do të kthehen në Turqi, për tu rishpërndarë në vendet e Bashkimit Europian në një moment të dytë, kur situata të jetë disi më e stabilizuar.Gjithashtu autoritetet turke janë zotuar që të ndalojnë transportin e jashtëligjshëm të emigrantëve përmes depitet Egje.Palët kanë deklaruar se kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e masave të sigurisë, mbrojtjen e kufijve si dhe ruajtjen e zonës Shengen.