Veteranët e Luftës kërkojnë fonde për muzeun dhe varrezat, institucionet: S'kemi

Dhjetëra veteranë të LANÇ në Kukës, i kanë bërë apel pushtetit vendore të investojë për veprat e të rënëve për liri. Veteranët kërkuan ngritjen e muzeut të luftës, i cili mungon në Kukës dhe sistemimin e varrezave dhe lapidarëve të dëshmorëve të cilët janë dëmtuar nga koha. Kukës-Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare në Kukës kanë kërkuar nga drejtuesit vendorë, fonde për ngritjen e muzeut të luftës, si edhe për rikonstruksionin e varrezave të dëmtuara të dëshmorëve dhe lapidarëve.Përfaqësuesit e Institucioneve, kanë pranuar kërkesat si të drejta por sqarojnë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për t'i realizuar.Bujar Mucmata, sekretar i përgjithshëm i bashkisë Kukës: Nuk zgjidhen për një ditë, nuk zgjidhen për një muaj, nuk zgjidhen për ë vit. Sikur i gjithë buxheti të kalojë për Komunitetitn e Veteranëve nuk i mbulon të gjitha këto problematika. Abdulla Domi,  sekretar i përgjithshëm i prefekturës Kukës: Nuk kemi fonde për të qenë mbështetës dhe për ti dhënë suport aktivietit të veteranëve.Siç duken edhe nga pamjet, gjendja e Varrezave të Dëshmorëve është shumë e rëndë pavarësisht përpjekjeve të bëra nga pushtetit lokal për restaurim të pjesshëm./Oranews.tv/