Qëllon në ajër me automatik, arrestohet pas telefonatës së banorëve
Një 21 vjeçar banor në fshatin Petrush të Pogradecit është arrestuar pas telefonatës së banorëve se I kishte terrorizuar duke shtënë me armë në ajër.Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 16 Marsit.Emiliano Kaftirani, 21 vjeç, banues në fshatin Petrush u prangos në orën 22:00, pasi “ky shtetas dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri. Banorët të trembur kanë telefonuar policinë për të shtëna me armë zjarri “ informon policia e shtetit.Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : - gëzhoja Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale : - arma e zjarrit automatik - 19 fishekë.Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal./Oranews.tv/