Militantët kurdë marrin përsipër sulmin në Ankara, Gjermania mbyll Ambasadën

Sulmi kamikaz që vrau 37 njerëz në Ankara disa ditë më parë është marrë përsipër nga grupi militant nacionalist i "Falkonve kurdë të Lirisë". Lajmërimi u dha nga vetë drejtuesit e këtij grupimi, të cilët nëpërmjet një postimi në internet, kanë komunikuar se shpërthimi kamikaze ishte ekzekutuar prej tyre. "Falkonjtë kurdë të Lirisë" janë një degë e "Partisë së Puntorëve të Kurdistanit" të cilët qeveria e Ankarasë i konsideron një organizatë terroriste. Ankara- Shpërthimi kamikaze që vrau 37 persona në Ankara disa ditë më parë është marrë përsipër nga një grup nacionalist i quajtur "Falkonjtë kurdë të Lirisë".Ky grupim është një degë e Partisë së Puntorëve të Kurdistanit të cilët konsiderohen një organizate terroriste nga qeveria e Ankarasë.Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në internet, militantët kanë shkruar se sulmi ishte një kundërpërgjigje ndaj operacioneve ushtarake të ndërmarra në rajonin jug-lindor të Turqisë ndaj popullsisë kurde.Marrja përsipër e sulmit nga Falkonjtë Kurdë të Lirisë vërteton edhe hetimet e kryera nga qeveria e Ankarsë, e cila deklaroi më herët se shpërthimet ishin marrë nga militantët që kërkojnë autonominë e rajonit jug-lindor të vendit. Autoritetet kanë mundur që të vendosin në pranga 11 persona të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në kryerjen e shpërthimit.Shpërthimet me eksploziv kanë qënë mjaft të shpeshta në Turqi përgjatë muajve të fundit duke krijuar një situatë disi të destabilizuar. Arsyet e sulmeve të njëpasnjëshme kanë qënë të shumta, por më kryesorët mbeten shpërthimet kamikaze të kurdëve. Këta të fundit kërkojnë autonominë e rajonit jug-lindor të vendit. Ndërkohë, një pjesë tjetër e sulmeve janë kryer edhe nga militantët e Shtetit Islamik të cilët kanë shfrytëzuar krizën e emigrantëve për të depërtuar me lehtësi në territorin turk.Gjermania mbyll ambasadënNdërkohë Gjermania ka mbyllur ambasadën në Ankara si dhe konsullatën dhe një shkollë në Stamboll nga frika e ndonjë sulmi tjetër. Ministria e jashtme thotë se ka marrë “Një paralajmërim të pakonfirmuar”/Oranews.tv/