Ndërpriten kontratat me 20 farmaci, dëmi 68 milionë lekë

Në një afat kohor brenda një vitit Fondi i Sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor ka ndërprerë kontratat me 20 farmaci për shkak të abuzimeve me fatura fiktive dhe medikamentet e rimburueshme. Nga një audit i bërë nga ky institucion dhe Njësia Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministriave eshte  konstatuar se  50 subjekte të tjera nga të cilat 36 farmaci dhe 14 depo farmaceutike ka patur abuzime dhe  dokumentacioni u është përcjellë organeve të Prokurorisë.Braho: Gjatë vitit 2015 u konstatua se midis depove farmaceutike dhe depove të kontraktuara ekzistonte një lidhje në këtë skemë mashtrimi. Si pasojë e këtyre shkeljeve janë marrë vendime për zgjidhjen e kontratave për 20 subjekte farmaceutike, ndërkohë për 50 subjekte të tjera nga të cilat 36 farmaci dhe 14 depo faramceutike, dokumentacioni i është përcjellë organeve të Prokurorisë. Dëmi i konstatuar në këto kontrollo është rreth 68 mln lekë dhe një pjesë e të cilave është arkëtuar dhe po punohet për pjesën tjetër të dëmit.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e vuri theksin tek problematikat ende pa zgjidhje e përshkrimeve të ndryshme të patologjisë dhe  ilaçeve  që japin mjekët e familjes dhe  mjekët specialistë duke mbingarkuar me medikamente pacientët.Në anlizën vjetore të Fondit të Sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor u evidentohen një sërë problematikash në depot farmaceutike dhe në farmaci. Sipas këtij institucioni ka mungesë barnash në treg, për më shumë se 1 muaj në 13 depo importuese deklarim jo te  saktë i të dhënave në Fond, nga 2 depo importuese dhe 7  shpërndarëse.Edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se Fondi i Sigurimit  vitin e kaluar u përball me një skemë mashtrimit, atë të rimbursimit fiktiv të barnave. Gjatë fjalës së tij, Beqaj tha se janë marrë të gjitha masat që kjo mos ndodhë më.Beqaj: Viti i kaluar ka qenë një vit i sikletshëm për fondin sepse gjatë vitit u përball me një ngjarje të rëndë me abuzimin e përmasave të madhë, me një skemë korruptive të rimbursitmi të barnave.Rimbursimi i barnave ka pasur probleme por ajo që u konstatua ishte fiktive, që nga individi, receta, rimbursimi madje dhe një pjesë e farmacive ishte fantazmë. Ne kemi analizuar  pse u arrit deri në këtë pikë, përgjegjësit individuale i mban secili, por ne kemi për detyrë që këto gjëra mos të ndodhin më dhe unë besoj se fondi ka filluar përpjekjet që hapësirat të vijinë duke  ngushtuar.Ministri i Shëndetësisë tha se listës së rimbursimit do t'i shtohen edhe barna të tjerë.Beqaj: Na duhet të vendosim se ku duhet të zgjdhim, por edhe këtë vit do të vazhdojmë të financojmë rimbursimin, duke e zgjeruar, duke kaluar në rimburism edhe disa barna që janë quajtur spitalore./Oranews.tv/