Rikthehen debatet për emërimin e komisionerëve, Luzi: Administrimi problematik nga politizimi
Ndonëse komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka mbajtur mbledhjen e pare opozita dhe shumica rikthejnë debatin mbi politizimin e komisionerëve zgjedhor. Genc Gjoncaj i PS-së propozoi komisionerë jo politik për administrimin e zgjedhjeve.Gjonçaj: Komisionet, mendoj se ka ardhur koha që të kenë një paraqitje më teknike se sa politike. Jam shumë dakord që edhe kështu të kompozuar është fryma e politikës që ndikon në keqmenaxhimin në raste të caktuara.Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, thotë se problem me zgjedhjet nuk janë komisionarët, por ndikimi i politikes në këtë proces.Bylykbashi: Problem i madh është politizimi dhe jo modeli politik i emërimit. Sigurisht, ne mund të vendosim edhe për një model i cili nuk ka komisionerë politikë. Mund të jenë mësues apo punonjës të administratës publike. Mund të themi Eureka e zgjidhëm problemin. Unë mund të them atë që bën struci, do të fusim kokën në rërë dhe nuk do të kuptomim problemim real.Ndërhyrjen e politikës në procesin zgjedhor nëpërmjet komandimit të komisionerëve u ngrit si problem edhe nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Lefterije Luzi: Administrimi zgjedhor sigurisht shfaq ende probleme, të cilat vijnë jo vetëm si shkak i mungesës së profesionalizimit, por edhe si shkak i politizimit të administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë.Megjithatë eksperti ndërkombëtar për zgjedhjet Igor Galon i kujtoi politikës shqiptarë se janë shumë vonë për ndërhyje në kodin zgjedhor .Galon: Mos e prekni ligjin zgjedhor një vit para zgjedhjeve sepse nuk do të keni kohë mjaftueshëm për ta përmbyllur. Nëse do të keni një komision zgjedhor politik këtë do ta vendos komisioni I ngritur për reformën zgjedhore. Tashmë e rëndësishme është të vendoset se në ç’drejtim do të shkojë reforma zgjedhore.Bojkoti ose bllokimi i administrimit të zgjedhjeve nga komsionerët ka qenë një problem i përhershëm në Shqipëri çka ka vonuar edhe nxjerrjen e rezultateve.