Dështimi i Rubios

Karriera e Marco Rubios për momentin ka marrë fund. Në fushatën parazgjedhore, Rubio u përpoq të kopjojë nivelin e konkurrentit republikan. Strategji e gabuar, mendon Miodrag Soric.

Zëri është i mbytur, i thellë dhe i ngjirur. Ai vetë i zbehtë. Kur dritat e prozhektorëve nuk bien ashtu si duhet, vihen re edhe rrathët e errët poshtë syve. Buzëqeshja nuk e fsheh trishtimin. Marco Rubio bëri ta pamundurën, por me sa duket kjo nuk mjaftoi. Senatori i ri i humbi zgjedhjet në vendlindjen e tij. Edhe një triumpf për Donald Trump. Për Rubion dështim tragjik. Jo vetëm pse duhet të groposë ambiciet për kandidat presidencial, ndoshta ky dështim mund të jetë edhe fundi i karrierës së tij politikë në dy apo tre vitet e ardhshme.Ku dështoi Rubio?Së pari tek vetja. Rubio e shihte se si Donald Trump me fyerjet e për konkurrentin mbushte lajmet e televizioneve. Me sa duket 44 vjeçari ka menduar se edhe ai di ta bëjë mirë edhe ai këtë. Kështu Rubio filloi fyerjet kundër Trump, duke i kaluar kufijtë, ashtu si bënte Trump. Rubio u kthye në një "Antitrump". Strategjia nuk kishte si të sillte sukses. Populli votues preferoi më mirë Trumpin origjinal me fyerje se sa një kopje të tij.Ishte gabim rënia në nivelin e Trumpit. Ai humbi kohë duke u marrë me madhësinë e duarve të Donald Trumpit, në vend që të përqëndrohej tek ajo që përbënte forcën e tij: përvoja në politikën e mbrojtjes dhe të jashtme, idetë se si mund të funksionojë politika e emigracionit. Atakimi i Trump dukej si një akt dëshpërimi i Rubios. "Presidenti i ardhshëm nuk e ka këtë pamje", menduan shumë votues. Ata refuzuan t'i shkonin pas.Rubio nuk kishte një mesazh të fortë për amerikanët. Në fjalime ai vërtet ai bënte fjalë për vizionin e tij për ngritjen e "ekonomisë së shekullit të 21-të", por shumë vetë kanë pyetur, se çfarë nënkuptonte ai me këtë? Si krahasim deklaratat e Donald Trump: Ngritja e një muri për të ndalur emigrantët ilegalë të hyjnë në SHBA; ngritja e barrierave doganore për mbrotjen e tregut amerikan. Këto janë deklarata të qarta, me imazh. Tjetër gjë që idetë e Trumpit nuk sjellin zgjidhje.Rubio dështoi po ashtu nga mungesa e fondeve. Financuesit e partisë republikane ia dhanë shumë vonë fondet për të ngritur makinerinë e fushatës zgjedhore. Partia mori krahun e Rubios, vetëm kur dha dorëheqjen Jeb Bush, që i kishte arkat plot, por me buzëqeshjen e tij dukej sikur kërkonte falje tek votuesit për kandidaturën.Bush nuk ia fali Rubios që kërkonte të fitonte të njëjtit zgjedhës për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe në ditët e fundit klani me influencë i Bushit nuk ia dha mbështetjen Rubios,"birit" të tyre politik, megjithëse ai u lut disa herë. Politika është e pamëshirshme, sidomos në SHBA.Dështimi i Rubios do të ketë pasoja. Donald Trump i është afruar shumë qëllimit të tij për kandidaturën presidenciale. Krerët republikanë janë të dëshpëruar, pa rrugëzgjidhje. Republikanët e moderuar shpresojnë që Donald Trump të ndalet nga guvernatori i Ohajos, John Kasich.Ndërsa tek demokratët zgjedhjet janë më pak interesante. Clinton është dhe mbetet pretendetja kryesore. Por senatori nga Vermonti, Bernie Sanders nuk do të heqë dorë aq shpejt. Qëllimi i tij nuk është të jetë president: Ai kërkon që konkurrentja Clinton të përfshijë temat e tij në program: rregullim më të fortë të Wall Street, më shumë fonde për arsimin dhe infrastrukturën, një "Jo" të qartë për marrëveshjet TTP dhe TTIP. Pjesërisht Clinton do t'i përfshijë objektivat e Sanders, ajo e di se Sanders dhe përkrahësit nuk do t'ia japin mbështetjen kandidates demokrate. Dhe Trump bëhej president! Na ruajtë zoti!Marrë nga DW