Operacioni anti-terror, policia arrestoi në Bruksel dy personat e arratisur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2016, 10:12
Pas një operacioni maratonë anti-terror, policia belge ka arrestuar edhe dy të arratisurit e tjerë, të dyshuar si terroristë.Dy personat i shpëtuan mbrëmjen e së martës operacionit të policisë në Forest të Brukselit.Një ditë më parë policia qëlloi për vdekje një tjetër person, i cili hapi zjarr ndaj forcave të rendit gjatë operacionit.Katër oficerë policie mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.Gjithcka ka ndodhur në lagjen Forest, në afërsi të Molenbekut, zonë e njohur për strehimin e personave të përfshirë në sulmet e 13 nëntorit në paris, ku 130 persona mbetën të vrarë.