Kanadaja do të pranojë mbi 280 mijë azilkërkues brenda këtij viti

Në një kohë kur kriza e emigrantëve ka përçarë Bashkimin Europian, Kanadaja ka publikuar planin e pranimit të azil-kërkuesve brenda vitit 2016.Sipas vendimit të ri, qeveria ka bërë me dije se do të pranojë nga 280.000 deri në 305.000 emigrantë deri në fund të vitit.Lajmi u konfirmua nga Ministri i Emigracionit, John McCallum, (ne foto) i cili tha se ky plan do të bëjë të pamundurën për të unifikuar sa më shumë famije, do të ndërtojë një ekonomi edhe më të mirë për vendin, si dhe do të nxjerrë në pah vlerat dhe traditën humanitare të Kanadasë në dhënien e ndihmës për refugjatët.Kanadaja shprehu edhe vitin e shkuar vullnetin për të strehuar azil-kërkues nga Siria. Qeveria u zotua se do të strehonte një total prej 25.000 emigrantësh, ndonëse objetivi nuk u përmbush plotësisht.Vendimi i Kanadasë për të marrë përsipër nga 280.000 deri në 305.000 azil-kërkues, mund të jetë një politikë mjaft lehtësuese për Europën, në kushtet kur situata vijon të përkeqësohet dita ditës.Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel në samitin e rradhës për emigrantët përgjatë datave 17 dhe 18 mars, ku përfaqësuesit do të mundohen që të finalizojnë marrëveshjen paraprake të arritur me Turqinë./Oranews.tv/