Arrestohet 39 vjeçari i shumëkërkuar në Itali, i shpëtoi aksionit antidrogë në 2005
Një person u arrestua nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.Policia e Shtetit bëri me dije se ka arrestuar shtetasin Blenard Fejzulla, 39-vjeç, banues në Tiranë.Policia sqaron se Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burg. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e Veprës Penale, "Pjesëmarrës në organizate kriminale me qëllim të trafikut të drogës".Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e procedurave të mëtejshme të ekstradimit.Kërkimi ndaj tij ka nisur që në vitin 2005, pas një operacioni ndërkombëtar të organizuar në atë kohë, ku u sekuestruan 48 kg heroinë.Grupi i trafikut të drogës vepronte kryesisht në Itali, ndërsa i arrestuari Fejzulli kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit për shkak të dekonspirimit të aksionit.Në atë kohë u arrestuan 48 persona në kuadër të një operacioni të koduar “Kompas”.Trafiku i drogës kishte nisur që në vitet 2000, ndërsa prostitutat shpesh shërbenin si korriere të lëndës narkotike.[caption id="attachment_699824" align="alignnone" width="579"]
Ne foto: 39 vjecari i kerkuar nga interpoli[/caption][caption id="attachment_699823" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: 39 vjecari i kerkuar nga interpoli[/caption]/Ora News/