Opozita në Kosovë: Komisioni i Jahjagës mund të jetë antikushtetues

Tri partitë opozitare në Kosovë, VV-AAK-NISMA reaguan pas vendimit të Presidentes Jahjaga për të themeluar një komision me ekspertë ndërkombëtar, duke theksuar se ky komision duhet të jetë i përzier edhe me ekspertë vendorë.“Çdo komision vlerësimi që fillon punën sipas materialeve e metodës së njëjtë, pra përcaktimin e vijës kufitare sipas kadastrit, do të vijë në përfundim të ngjashëm me atë të komisionit qeveritar. E ai përfundim, i njëjti me atë të Qeverisë aktuale, është i pasaktë dhe i padrejtë, dhe për ne i papranueshëm, ngase mund të tentojë ta legjitimojë komisionin e kaluar”, thekson opozita kosovare.Deklarata vazhdon me konstatimin se profesionistët e gjeodezisë, topografisë, gjeografisë, historisë, drejtës ndërkombëtare dhe ushtrisë që gjithë jetën e tyre profesionale ia kanë kushtuar këtyre çështjeve.“Ata njohin me detaje çdo hartë dhe historik të kufijve të Kosovës dhe kronologjinë e vendosjes së tyre. Nuk do të kishim asgjë kundër që të krijohej një komision i përzier për Demarkacionin, por injorimi i ekspertëve vendorë na duket i paarsyeshëm”, thuhet më tej.Opozita vë në dyshim edhe kushtetutshmërinë e ngritjes së këtij komisioni.“Pos kësaj Presidentja duhet të tregojë se në cilin nen të Kushtetutës e ka mbështetur krijimin e këtij Komisioni. Ka mundësi që krijimi i një Komisioni të tillë, të rezultojë me shkelje të Kushtetutës”, përfundon reagimi./Ora News/