Ministri Beqaj: Për herë të parë, 92 tregues të unifikuar të shëndetit

Autoritetet shëndetësore kanë përgatitur një manual standard  për bluzat e bardha  për të bërë të njëjtin përshkrim mbi patologjinë dhe trajtimin. Manuali i treguesve shëndetësorë është një dokument shqiptar, bazuar në rekomandimet e OBSH-së, që do ti ndihmojë pacientët dhe mjekët për të ditur me tej rreth sëmundjes. Për herë të parë në vend do të ketë 92 tregues të unifikuar për shëndetin e popullatës. Bluzat e bardha do të kenë një manual standard për përshkrimin e sëmundjes, recetave dhe barit për pacientët.Ky manual synon të shmangë abuzimet në rradhët e mjekëve për të favorizuar kompanci të caktuara farmaceutike, duke përshkruar të njëjtin bar.Beqaj: Manuali ka pesë rubrika kryesore, treguesin social-ekonomik, treguesin e gjendjes shëndetësore, përcaktorët e shëndetit, shërbimet shëndetësore dhe promocionin shëndetësor.Shqipëria trashëgon një sistem të mangët dhe të fragmentizuar të dhënash për treguesit shëndetësor të popullatës.Ministri Beqaj e vuri theksin në disa projekte si check up, kartat e shëndetit dhe recetat elektronike si projekte të rëndësishme për të patur të dhëna të plota mbi sëmundshmërinë dhe për të adresuar financimet e nevojshme.Beqaj: Kontrolli bazë na mundëson të kemi sot të dhëna shumë më të plota për prevalencën e infarktit akut të miokardit, të diabetit, të depresionit. Vetë raportimin e gjendjes shëndetësore të përgjithshme, prezencën e çdo sëmundje tjetër kronike. Deri tani shumica e këtyre treguesve nuk janë vlerësuar dhe raportuar në Shqipëri në kontigjente të mëdha bazuar drejtëpërdrejtë në popullatë.Manuali i treguesve shëndetësorë është një dokument shqiptar, bazuar në rekomandimet e OBSH-së dhe të gjitha organizatave të tjera të Kombeve të Bashkuara sipas mandateve të tyre përkatëse.