Policia i gjen shqiptarit 48 kg drogë në banesë, vlera e kokainës, marijuanës dhe hashashit me vlerë miliona euro

Një sasi prej rreth 48 kg drogë është sekuestruar nga policia italiane.Sipas medieve vendase, droga u sekuestrua në Reggio Emilia në bashkëpunim me policinë e Bolonjës. Lënda narkotike ishte e llojeve të ndryshme, ku 23 kg ishin marijuanë, 5 kg hashash, si dhe 20 kg kokainë. Për rastin u arrestua një 44  vjeçar shqiptar.Lënda narkotike ishte fshehur në banesën e shqiptarit, ku zakonisht banonte. Vlera e lëndës narkotike është disa miliona euro.Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua për t’u transferuar në qelitë e burgut “Via Settembrini”, ku do të merret në pyetje.Në fakt, kontrollet e policisë italiane janë zhvilluar gjatë së premtes, por vetëm sot lajmi u publikua në media pas marrjes së dëshmisë së të arrestuarit.Tashmë, hetimet e zv/prokurori Stefano Pigozzi, do të përqendrohen në zbulimin e prejardhjes së lëndës narkotike si dhe rrjetin e shpërndarjes./Ora News/