Mbajti peng për 4 orë dy të rinj, pretendonte se i kishin dëmtuar ullishten

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka mbajtur peng për  4 ore dy të rinj.Policia sqaron se Ali Bardhi banues në fshatin Godolesh të Elbasanit ka mabjtur peng dy të rinjtë pasi pretendone se i kishin hyrë në ullishte. Dy të rinjtë u lanë të lirë pasi i dhanë 44-vjeçarit 5 mijë lekë.“Ky  shtetas,  u   ndalua  nga  efektivat  e  policisë,  pasi    dyshohet  të  ketë  mbajtur  rreth  katër  orë    shtetasit  A.Ç,  21  vjeç  dhe   shtetasin  E.H,  16  vjeç, të   dy  banues  në  fshatin  Godolesh  Elbasan,  me   pretendimin  se  pasi  janë  futur  në  Ullishten   në  pronësi   të  tij,  ia  kanë  dëmtuar.Më  pas    dy  shtetasit  A.Ç   dhe   E.H,   janë  lënë   të  lirë  nga  shtetasi   Ali  Bardhi,  pasi    është   paguar  me  një  sasi  prej  5000  lekë  (të  reja)  nga  familjarët  e   dy   shtetasve.”Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Heqja  e  Paligjshme  e  lirisë”  dhe  “Vetëgjyqësia” parashikuar  nga nenet  110/a  dhe 277 të   Kodit Penal.