Situata në Ballkanin Perëndimor dhe migracioni, Basha në takimin e PPE-ve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE të mbledhur në Vienë.Në këtë takim një vëmendje e veçantë do ti kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor.Presidenti i PPE Joseph Daul, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian,  Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz.Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor diskutimet do të perqendrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.​