Liroi të ndaluarin me armë pa leje, Tahiri kërkon masa për gjyqtarin e Vlorës

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka informuar me anë të një letre Presidentin Bujar Nishani dhe Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani në lidhje me një vendim të dhënë nga një gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, i cili ka liruar nga salla e gjyqit një të akuzuar për armëmbajtje pa leje.Bëhet fjalë për gjyqtarin Laurent Fuçia, i cili ka liruar në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë një të pandehur që gjatë operacionit të policisë i ishte gjetur një pistoletë pa leje në brez.Sipas Tahirit, gjyqtari Fuçia nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë e cila ka kërkuar arrest me burg dhe me një vendim në kundërshtim me pikën 3 të nenit 228 të kodit të procedurës penale e ka liruar duke zbutur masën në detyrim paraqitje.letraMinistri i Brendshëm thotë më tej në letrën e tij se ky vendim vjen në një kohë kur policia ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për më tepër sipas Tahirit, ky veprim ndikon në dekurajimin e policisë në luftën kundër krimit.Në këtë kontekst, Ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë për të vënë në lëvizje KLD për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standartet e dhënies së drejtësisë.

Letra e Tahirit dërguar Nishanit dhe Manjanit