160 refugjatë prej të premtes në Konicë, pranë kufirit me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2016, 16:44
Të paktën 160 refugjatë sirianë strehohen në Konicë të Greqisë, qytet që i ka strehuar refugjatët në një qendër komunitare për fëmijët.Në pamje duket godina ku janë akomoduar përkohësisht sirianët të cilët do të lejohen të qëndrojnë aty për 15 ditë ndërkohë që më pas nuk dihet destinacioni i tyre.Refugjatët mes të cilëve dhe fëmijë mbërritën në Konicë, zonë në Greqinë veriore pranë kufirit me Shqipërinë, pasditen e së premtes.Afrimi i sirianëve pranë kufirit me Shqipërinë rrit mundësinë e mbërritjes së tyre edhe në vendin tonë, ndërkohë që ata vetë shohin si destinacion final Gjermaninë.[caption id="attachment_697372" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku jane strehuar refugjatet siriane[/caption]