Pasiguria ushqimore, prindërit të shqetësuar, vlerësojnë situatën kaotike
Mallrat e skaduara përbëjnë një kërcënim për të gjithë konsumatorët, por fëmijët për shkak të imunitetit më të dobët janë më të rrezikuar ndaj tyre. Prindërit ndihen të pasigurt se çfarë blejnë për të ushqyer fëmijët e tyre sepse asnjë nga insitucionet kompetente nuk garantojnë kontrolle në markete apo në tregje. Edhe përballë shqetësimeve të ngritura publikisht nga prindërit, AKU është inekzistent dhe nuk merr masa për të ndryshuar situatën.Prindërit janë të shqetësuar për atë që konsumojnë në të përditshme fëmijët e tyre.Gazetarja, Aulona Musta, nënë me një përvojë të re është bërë protagoniste e denoncimeve të dhjetra qytetarëve në rrjetin social facebook të ushqimeve të skaduara apo bananeve me myk.Musta: Gjërat që postojnë në fb tim as si gazetare nuk i bëj, i bëj si individ, i bëj si Aulona, i bëj si mama. Përpiqem që nëpërmjet profesionit pastaj të kalojmë në një masivitet të këtij informacioni që mbase njerëzit e thjeshtë nuk kanë mundësi dhe prandaj mi dërgojnë mua, prandaj ja dërgojnë një faqe tjetër që të përhapet lajmi dhe të bëhet diçka. Për fat të keq unë nuk shikoj asnjë reagim.Erion Kristo, gazetar, baba i përkushtuar thotë se gjendja në vendin tonë e produkteve pa cilësi është në nivele kaotike.Kristo: Pse kutitë e ushqimeve duhet të kenë një shtresë të zi pluhuri mbi veten e tyre. Kjo për faktin se ato shpesh kanë qenë nëpër magazina ku janë përpunuar datat e skadencës dhe ku serviren si ushqime me data të reja skadence. Këtë e kupton kur hap produktin e sheh se ka dy ngjyra. Psh. gjalp me dy ngjyra.Të vetmen mënyrë që shohin konsumatorët për të denoncuar raste të tilla janë rrjetet sociale, pasi askush nuk informon për zyra apo institucione se ku duhet ti adresojnë shqetësimet e tyre.Kristo: Ushqimet që ne konsumojmë tashmë kanë hyrë në një fazë jo ushqimore të tyre, në një fazë që unë pa frikë do thosha që është një fazë terrorizmi ushqimor.Musta: Nuk di ku të drejtohesh, shyqyr që janë rrjetet sociale ku ti mund të “ngresh zërin”, por ti nuk gjen zgjidhje përmes rrjeteve sociale.Përballë kësaj pasigurie ushqimore, institucionet kompetente si AKU, që kanë detyrë garantimin e cilësisë së produket janë inekzistente si në ushtrimin e kontrolleve po ashtu dhe në marrjen e masave për të nxjerrë nga tregu mallrat skarco.