Arrestohet në Durrës italiani i kërkuar për mashtrim financiar, rrezikon 10 vjet burg

Policia e Shtetit brenda 24 orëve nga mbërritja  e urdhërit të arrestit,  kap dhe ndalon një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Krime Financiare".Në pranga ka rënë shtetasi Stefano Giaciomelli, 59 vjeç, lindur në Bolognia të Italisë dhe banues në lagjen Nr.13 në Durrës.Kapja e tij u bë  si rezultat i një operacioni  të mirëorganizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar  në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Posaçme Operacionale.Policia thitë se me datë 12.03. 2016  në Lagjen Nr. 13 Durrës, u bë i mundur lokalizimi i ambjeteve të banimit,   kapja dhe ekzekutimi i urdhërit ndërkombëtar të arrestit për 59 vjeçarin, ndaj të cilitGjykata e Torinos me Vendimet nr 19668/1013 RGNR dhe nr 20191/14 R.G.GIP, datë 27.11.2014, e ka lëshuar urdherin e arrestit  për "Krime Financiare" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 267/1943 seksioni 216/1/2/3 etj, për të cilat parashikohet  dënimi deri në10 vjet burg.Urdhëri i arrestit është transmetuar  nëpërmjet Interpol Tirana ditën e djeshme me date11.03.2016.Strukturat e Drejtorisë Për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  ishin angazhuar dy javë me parë dhe po bashkëpunonin për  hetimin e rastit, identifikimin, lokalizimin, gjetjen e vendndodhjes së personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe Interpol Tirana, bazuar në kërkesat paraprake të autoriteve policore italiane.Ekzekutimi i  vendimit të arrestit për qëllime ekstradimi, u bë në bashkëpunim me strukturat vendore për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë prane Gjykatës së  Shkallës së Parë Durrës në bazë të kompetencave vendore.Sipas policisë së Durrësit, strukturat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit,  po investigojnë aktivitetet e tij të dyshimta kriminale  në fushën Ekonomike e Financiare dhe lidhjet e tij  edhe në Shqipëri.italiani ne durres3italiani ne durres2italiani ne durres