Gjobë dhe heqje licence për importuesit e mallrave false për fëmijë

Qeveria ka propozuar disa ndryshime në ligjin e ushqyerjes me gji duke ashpërsuar masat ndaj subjekteve që importojnë materiale apo qumësht për foshnjat. Sipas ndryshimeve, shitja e produkteve që nuk janë regjistruar, produktet e skaduara, dënohen me gjobë nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë. Në rast se përsëritjet shkelja propozohet heqja e licencës.Mjekët këshillojnë nënat e reja të ushqejnë fëmijët e tyre me gji të paktën 6 muaj për të shmangur një sërë problemesh shëndetësore të cilat u marrin jetën miliona foshnjave të vendeve në zhvillim.Pas kësaj periudhe, nënat mund të zgjedhin mundësi të tjera për zëvendësimin e qumështit të gjirit. Për të rritur kontrollet ndaj subjekteve që importojnë dhe tregëtojnë produktet që zvëndësojnë qumështin e gjirit, Qeveria ka propozuar disa ndyshime në ligjin ekzistuese.Qëllimi i ndryshimeve është ashpërsimi masave për prodhuesit apo importuesit e biberonave, materialeve të tjera plastike, apo qumështit formulë për fëmijëve.Shitja e produkteve që nuk janë regjistruar, produktet e skaduara apo shitja e produkteve që nuk janë në mbajtëset e tyre origjinale, dënohen me gjobë 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 500.000 lekë, në rast përsëritjeje, propozohet heqja e licencës së dhënë nga organet kompetente.Sipas ndryshimit, materialet informative, për produkte të caktuara, në adresë të profesionistëve të shëndetësisë, miratohen me urdhër të ministrit të shëndetësinë./Oranews.tv/