Analiza e BSH për vitin 2015, ekonomia në rritje por nuk u hapën vende pune

Banka e Shqipërisë vlerëson se pavarësisht rritjes pozitive të ekonomisë gjatë vitit 2015, presionet për rritjen e pagave dhe fitimet e bizneseve kanë qenë të dobëta. Në raportin e dorëzuar në Kuvend, institucioni mbikëqyrës bankar theksohet se kapacitetet e ekonomisë janë ende të pashfrytëzuara dhe se nuk po krijohet punësim, sipas mundësive që ofron tregu.Ekonomia shqiptare, edhe pse po shënon rritje pozitive rreth 2.7% nuk po garanton më shumë mirëqënie për qytetarët.Banka e Shqipërisë konstaton në raportin vjetor 2015 që është dorëzuar tashmë në Kuvend, se rritja ekonomike nuk është përkthyer në rritje pagash dhe fitim për bizneset, duke bërë që të mos ketë ndikim të madh në ekonomisë reale.“Rritja ekonomike është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese. Megjithatë ajo ka qenë e pamjaftueshme për të përthithur të gjitha kapacitetet e lira të ekonomisë dhe për të krijuar punëzënie të plotë. Rrjedhimisht, presionet për rritjen e pagave, të kostove të prodhimit dhe të marzheve të fitimit ishin të dobëta”.Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike e vitit 2015, ka pasqyruar rritjen e investimeve dhe përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë.Nga ana tjetër, ajo vlerëson se konsumi privat shënoi një tkurrje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, kryesisht në përgjigje të pasigurisë dhe një rikuperim të ngadaltë në tremujorin e tretë.Sipas raportit, në këndvështrimin sektorial, rritja ekonomike e vitit 2015 ka pasqyruar kontributin e vazhdueshëm pozitiv të sektorit të shërbimeve, si dhe përmirësimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit.Aktiviteti industrial ka pasur gjithashtu një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike, por ai është karakterizuar nga lëvizje në kahe të kundërta të degëve përbërëse të tij.Ndërsa sektori i bujqësisë ka shënuar rënie.