Hapet treg i ri për njësinë nr 3, një tezgë dhe për të moshuarën

Bashkia e Tiranës ka hapur një treg të ri në njësinë bashkiake 3 duke i dhënë zgjidhje ambulatorëve që shesin produkte jashtë kushteve higjenike. Veliaj ka ftuar të shesë këtu perime, të moshuarën që një ditë më parë e gjobiti policia bashkiake. Veliaj ka ftuar qytetarët që të blejnë ushqime bio dhe në tregjet e bashkisë të cilat plotësojnë kushtet higjeno sanitare.Një ditë pas gjobitjes me 500 lekë nga polcia bashkiake të moshuarës Zyle Lami që tregëtonte perime në rrugë, kryetari i bashkisë ka ftuar të moshuarën në shes në tregun e ri të njësisë 3 që ka hapur bashkia këtë fundjavë.Mungesa e tregjeve, ka detyrar për vite tregëtarët të sheshin rrugëve të qytetit, jashtë çdo norme higjene.Në bashkinë e Tiranës ka rreth 1000 ankesa në ditë për bllokimin e rrugëve.Kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë edhe në aksionin për mbjelljen e pemëve në rrugën e "Kavajës", në këtë segment u mbollën 50 pemë qershi./Oranews.tv/