Ja sa duhet të paguhet për zënien e hapësirave publike në Tiranë
Këshilli Bashkiak ka miratuar ndryshimet në paketën fiskale për taksat dhe detyrimet vendore në qytetin e Tiranës. Baret, restorantet dhe bizneset e tjera do të paguajnë sipas zonave taksën e zënies së hapësirave publike. Në paketë ka ndryshuar edhe taksa e kalimit të pronësisë".Tirane- Bizneset do të paguajnë taksën e zënies së hapësirës publike sipas zonave A, B, C.Në zonën A që përfshin lokalet, në ish bllok, pranë qendrës dhe bulevardit "Dëshmorët e Kombit" do të paguajnë 1500 lekë në muaj për m2.Zona B që përfshin baret dhe bizneset të tjera mallrat apo produktet e së cilëve zënë hapësirë publike do të paguajnë 750 lekë për m2.Zona C që përfshin më tepër perfieritë e qyteti, bizneset do të paguajnë 400 lekë për m2.Ky nivel taksash është përcaktohet sipas marrëveshjes së bashkisë dhe Bizneseve pas 3 takimeve dhe bisedimeve të grupeve të interesit. Ndryshimet janë miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak pa votat e opozitës.Klotilda Ferhati " Zona e Bllokut dhe rrugët kryesore tarifa për zënien e ambienteve publike nuk ka ndryshuar. Kjo në akord me grupet e interesit. Por është rizonuar Zona A me Zonën B. Disa nga rrugët që ishin më parë në Zonën A nuk janë më. Kjo taksë është përgjysmuar.Ndryshon dhe taksa e kalimit te pronesiseNë paketën fiskale ka ndryshuar edhe taksa e kalimit të pronësisë për pasuritë e paluajtshme. Për qytetin e Tiranës ajo do të jetë 1000 lekë për m2 dhe për ish njësitë administrative 100 lekë për m2.Taksa e tavolinës për 2500 lekë në muaj është hequr ndërsa ulje ka pësuar dhe taksa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave.
/Oranews.tv/