Pesë rrugët e emigrantëve drejt Europës, mes tyre Shqipëria

Një roje kufitare maqedonase ka treguar në kushtet e anonimatit për tabloidin britanik Daily Mail se "emigratët po gjejnë cdo ditë të çara të reja në gardhin e vendosur në kufi.Për ekspertët vendimi i Maqedonisë për të mbyllur kufirin i ka nxitur emigratët që të gjejnë "mënyra të reja, agresive dhe ilegale për të hyrë në Europë.Mbyllja e rrugës ballkanike ka bllokuar rreth 42 mijë emigrantë në Greqi, ku situata më kritike paraqitet në kampin e Indomenit, ku sipas të dhënave qëndrojnë rreth 12 mijë emigrantë dhe gjendja është në kufijtë e emergjencës.Duke analizuar tërësinë e rrethanave që prekin emigrantët, Daily Mail në bashkëpunim me ekspertët jep 5 rrugët e mundshme të emigrantëve drejt Europës.E para prek Shqipërinë, pasi parashikon mundësinë e kalimit të emigrantëve nga Greqia, përmes vendit tonë dhe detit në Itali.Rruga e Dytë nis nga Turqia, kalon në Bullgari e në Bosnje, për të vijuar më tej drejt vendeve europianeRruga e tretë është ajo përmes detit nga Turqia direkt në brigjet e ItalisëE katërta, është edhe rruga më e gjatë, e cila parashikon kalimin e emigrantëve nga Rusia direkt në Finlandë. Ndërsa rruga e 5 është ajo nga Libia përmes detit.Në artikullin e gjatë kushtuar situatës së emigrantëve, tabloidi britanik I kushton një vëmendje të vecantë rrugës që përfshin vendin tonë, si një prej më të mundshmeve. Për këtë citon edhe deklaratën e Presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano i cili pak ditë më parë foli për mundësinë e një fluksi prej 150.000 njerëzish në brigjet më të afërta me ShqipërinëTabloidi britanik po ashtu shkruan se UNHCR-ja është duke punuar me qeverinë shqiptare për të "identifikuar vendet e mundshme të pritjes" pranë pikave të kalimit kufitar me Greqinë.Pavarësisht se cila do të jenë rrugët e reja të emigrantëve Daily Mail e mbyll shkrimin me citimin e një eksperti të sigurisë i cili ka thënë se "kontrabandistët e fillimviteve 2000 kanë filluar të vijnë rrotull"emigrante maqedoni emigrante maqedoni greqi emigrante maqedoni-greqii emigrante 32115FC200000578-3485855-Trapped_About_42_000_asylum_seekers_are_now_stuck_in_different_l-a-6_1457626133653/Oranews.tv/