Si sot 5 vjet më parë Tsunani dhe tërmeti që shkatërroi Japoninë
Më 11 mars 2011 Japonia dhe mbarë bota u trondit. Një tërmet i fuqishëm dhe më pas një tsunam i frikshëm që në orët e para të mëngjesit shkatërruan gjithcka, në Japoninë veriperëndimore.Gjithcka nisi me një tërmet që tronditi në themele bregdetin verilindor të Honshu, ishullin më të madh të Japonisë, që shkaktoi dëme të papërllogaritshme në ishull dhe që shkaktoi një seri dallgësh të larta tsunami, që shkatërruan zona të tëra në mbarë vendin, kryesisht rajonin Tohoku.Tsunami shkaktoi edhe incidente nukleare, kryesisht në nivelin 7 në tre reaktorët në Kompleksion energjetik të Fukushimës, nga ku mijëra vetë u evakuuan nga zonat e prekura.Ky ishte tsunami më i fuqishëm, më i frikshmi në historinë e njohur të Japonisë, shkaktuar nga tërmeti 8.9 ballë.Dallgët e tsunamit morrën përpara gjithcka, anije, makina, shtëpi dhe njerëz. Dallgët arritën deri në 10 metra të larta.Cfarë ndodhi atë ditë të frikshme 11 Marsi?Ishte ora 10.40 kur tërmeti 8.9 ballë goditi Japoninë, një nga tërmetet më të fuqishmë të 150 viteve të fundit. Menjëherë u dha alarmi për tsunami jo vetëm në Japoni por në 19 shtete.Mediat nisën të raportojnë për viktima dhe dëme. Tërmeti i parë u pasua pas 30 minutash nga një tërmeti i dytë, më i vogël por shkatërrues, 6.7 ballë, këtë herë në det, pranë Tokios.Vec pak minuta më pas, kryeministri i Japonisë në atë kohë, Naoto Kan bëri apel për të ruajtur qetësinë dhe i bëri thirrje qytetarëve të ndjekin me përpikmëri të gjitha indikacionet.Pas kësaj, kreu i qeverisë thirri një mbledhje të jashtëzakonshme.Gjysmë ore pas tërmetit, Moska nisi evakuimin e 11 qytetarëve rusë nga ishujt Kurili, pas alarmit për tsunami. Thirrje për evakuim u bë edhe në Filipine, Hauai dhe ishujt Mariane, pranë brigjeve të paqësorit në një kohë që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi fillimisht se në disa ishuj ishin pikasur dallgë super të mëdha.Brenda pak minutash alarmi për tsunamin u dha gati në të gjithë paqësorin, nga Siberia në Rusi, në hauai e në jug të filipineve, në papua e Guinenë e Re.Dallgët e tsunamit përfshinë të gjithë paqësorin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në hauai, kaliforni, oregon, uashington dhe Kolumbi.Më shumë se 125 mijë godina e pallate u shembën, u morrën me vehte nga uji, dëmet në pronë shkuan deri në 310 miliardë dollarë.Japonia ishte mësuar me tërmete për shkak të lëkundjeve të herëpashershme sizmike por tërmeti dhe tsunami i 11 marsit 2011, ishte më i pazakonti.Kjo është regjistruar si katastrofa më e madhe natyrore e japonisë.Fjalët e tilla si tsunami, vullkani apo ndryshe kazan, jishini apo tërmetet dhe uraganet apo tajfunet janë fjalët më të zakonta në Japoni.Por ajo cka ndodhi në muajin mars ishte e pazakontë në dy mënyra: së pari, ishte tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në vend dhe i katërti më i fuqishëm në botë që nga viti 1935. Së dyti, komplikoi imazhin e asaj që meteorologët kishin parashikuar.Dy ditë përpara ngjarjes së frikshme, një tërmet 7.2 ballë i shkallës rihter goditi japoninë, shoqëruar më pas nga një tjetër tërmet 6 ballë, të cilat prodhuan një tsunami vetëm 60 cm të lartë.Ndaj më 11 mars japonezët nuk vrapuan për tu arratisur, për ti shpëtuar dallgëve që përpinë gjithcka.Kjo ishte fatkeqësia më e madhe natyrore e Japonisë.Qeveria japoneze thotë se kostoja e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga tsunami arriti deri në 309 miliardë dollarë. Qytete të tëra u fshinë nga faqja e dheut kur u goditën nga vala e madhe e detit më 11 mars. U shkatërruan ferma, fabrika, rrugë, hekurudha e linja elektrike, ndërsa gati një milion njerëz kanë mbetur pa shtëpi. Megjithë shkatërrimet, shumë japonezë shpresojnë që përpjekjet për rindërtim ta ndihmojnë ekonominë e vendit.Kostoja e parashikuar - që arrin deri në 309 miliardë dollarë - përfshin shkatërrimin e banesave, bizneseve dhe infrastrukturës në shtatë prefektuarat të goditura më rëndë.Tokio është zemra e ekonomisë së tretë në botë. Kjo qendër financiare botërore po përballet me ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të centralit bërthamor të Fukushimës.Pasojat e tsunamit prekën çdo aspekt të jetës ekonomike. Cukixhi-shixho në Tokio është një nga tregjet më të mëdha në botë të peshkut dhe perimeve. Çdo ditë, këtu shiten me dhjetëra mijëra tonë mallra nga Japonia dhe mbarë bota. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera ndaluan importimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale nga Japonia për shkak të shqetësimeve rreth ndotjes së mundshme nga impianti bërthamor.Turizmi ka ngecur. Rritja mbetet e dobët - ekonomia japoneze s'ka shumë që doli nga recesioni, më 2009.Më e tmerrshmja është katastrofa natyrore, mbi 25 mijë viktima dhe mbi 3 mijë të tjerë rezultojën ende sot pas 5 vitesh të zhdukur.Ajo çka do të mbetet gjatë në kujtime janë këto pamje të frikshme, mijëra njerëz në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar, në këtë pikë vetëm vehten./Oranews.tv/