Parandalohet krimi në Peqin, 20-vjeçari i drejton automatikun babai

Një ngjarje kriminale është parandaluar në kohë nga policia në Peqin, duke arrestuar në flagrancë edhe një 20 vjeçar. Në pranga përfundoi Ardian Hudhri, banues në fshatin Çopanaj të Peqinit.“Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për   motive të dobëta, dyshohet të ketë kanosur   në banesë, me armë zjarri   automatik model 56, kalibër 7.62 mm, babain e tij, shtetasin L.H, 45 vjeç”, sqaron policia. Forcat e rendit kanë sekuestruan armën e zjarrit automatik model 56, kalibër 7.62 mm.Policia nuk sqaron arsyet e ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Ora News/