Dy persona të humbur nga një anije në Australi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2013, 07:48
Ekipet e shpëtimit në Australi po vazhdojnë kërkimet për dy persona që figurojnë të humbur nga një anije me udhëtarë që u ankorua në brigjet e Sidneit.Policia theksoi se nga kamerat e vendosura në anije, tregohet se një çift, burri 30-vjeçar dhe gruaja 26 vjeçe ranë nga kuverta e anijes, rreth 69 milje larg brigjeve të Wales të Ri Jugor.Autoritetet janë duke hetuar mbi rrethanat në të cilat u zhduk çifti.