Digjen banesat e xhaxhait dhe nipit në Mbrostar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2016, 09:03
Dy banesa të xhaxhait dhe nipit janë shkrumbuar nga flakët që ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mbrostar.Mësohet se banesat kanë qenë pranë njëra tjetrës ndërsa flakët kanë shpërthyer rreth orës 02:00 të mëngjesit. Banesat janë në pronësi të Kadri dhe sokol Lipës.Policia po punon për të zbardhur shkaqet por një dyshim paraprak është një shkëndijë elektrike.

/Oranews.tv/