Arrestohet i dyshuari si autor i grabitjes së kazinosë një muaj më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2016, 08:40
Policia identifikon dhe arreston autorin e grabitjes së një kazinoje të ndodhur në Tiranë gati një muaj më parë.Sipas policisë Marsildo Ndoja, 20 vjeç është autori i grabitjes së kazinosë "Admiral".Gjatë kontrollit në banesën e djaloshit nga Tirana u gjetën dhe rrobat e përdorura në grabitje si dhe thika. Shuma e grabitur në kazino ishte 1.5 milionë lekë të reja.Materialet procedurale i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 139 dhe 279 i Kodit Penal./Oranews.tv/