Në Fier nëndrejtoresha godet drejtoreshën e gjimnazit

Drejtoresha dhe zëvendës drejtoresha e një gjimnazi në qytetin e Fierit janë konflikfuar me njëra tjetrën, një ngjarje që ka shkuar deri në dyert e policisë së këtij qytetit.“Më datën 09.03.2016, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen J.M, 34 vjeçe, banuese në lagjen “Kastrioti” Fier, me detyrë Nëndrejtoreshë e Shkollës së Mesme Profesionale “Petro Sota” Fier. Kjo shtetase më datën 09.03.2016, në orën 10:30, për motive të dobëta ka goditur shtetasen K.N, 36 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë Drejtoreshë e kësaj shkolle” informon policia e Fierit.Mësohet se të dyja, drejtoresha dhe zëvëndësja e saj janë thirrur në polici ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lira për tu hetuar në gjëndje të lirë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë burimet e policisë thonë se shkak kanë qenë orët të mësimit.