Shqiptari gjendet i vdekur në një Audi të djegur, arrestohen 3 adoleshentë
Policia e cila është duke hetuar vdekjen shqiptarit që u gjend i vdekur brenda një Audi të djegur, kërkon të flasë me çiklistin i cili është parë duke u përpjekur të hapë dyert e automjetit vetëm disa orë para zbulimit të trupit.Vilson Meshi, 30 vjeç, u gjet në një Audi A4 gri të parkuar në Pincey Mead,Basildon të Anglisë, para orës 5 të mëngjesit të ditës së shtunë më 27 shkurt.Kamerat e sigurimit CCTV tregojnë një çiklist me kapuç duke u përpjekur të hapë dyert e makinës së djegur rreth orës 2.15 të mëngjesit.Dedektivët që po hetojnë vdekjen e babait të 3 fëmijëve thanë se duan të flasin me personin në video për të kuptuar se çfarë bënte ai në atë zonë.“Nga kërkimet tona zbuluam se ky person është filmuar nga kamerat CCTV në Pincey Mead orët e para të mëngjesit para se trupi i Vilson të gjendej në Audin e tij” – u shpreh Stephen Jennings për Metro.Dy 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar, të gjithë nga Basildon u arrestuan pasi dyshohen për vrasjen e Z.Meshi, me origjinë nga Shqipëria, mbrëmjen e 2 marsit 2016.Një tjetër 16 vjeçar u arrestua gjithashtu në 3 mars./Oranews.tv/