Tiranë, kryenin vjedhje duke kërcënuar me armë, arrestohen 7 të rinj

Shtatë adoleshentë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje me anë të armëve dhe të dhunës psikologjike.“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore  se këta shtetas në bashkëpunim me njeri - tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur  armë zjarri,armë të ftohta dhe dhunë psikologjike”, sqaron policia.Në cilësinë e provës material, policia i ka sekuestruar një armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletëm, nje shufër metalike me hapje dhe katër telefona të markave të ndryshmeTë arrestuarit janë:

  1. K.N, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje me dhunë"
  2. Agim Mara, 18 vjeç banues ne Tiranë.
  3. Ergys Kadeli ,19 vjeç banues Tiranë.
  4. R. Sh ,15 vjeç banues Tiranë.
  5. B. L., 16 vjeç, banues në Tiranë.
  6. E. Gj,15 vjeç banues ne Tiranë.
  7. J.B , 16 vjeç lindur ne Athinë e banues ne Tirane “Fresku” .
Rastet të cilat janë zbuluar nga policia.Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur "Rruga e Dibrës "në një  bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit Pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases  S. Ll.Më  datë 13.02.2016,  shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi" i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.Nga ana e specialistëve të hetimit  të krimit  janë dokumentuar dhe 5  raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.[caption id="attachment_696133" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Sendet e sekuestruara dhe pamjet kur te rinjte kryenin grabitje me dhune Ne foto: Sendet e sekuestruara te adoleshenteve dhe pamjet kur te rinjte kryenin grabitje me dhune[/caption]