Dhuna e mësuesit, Nikolla: Vajza ka dalë nga spitali, por ndodhet në gjendje shoku

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në shkollën fillore të fshatit Ostren në Bulqizë. Nikolla tha nga Zyra Arsimore e Bulqizës, se një prej vajzave e cila u dhunua nga mësuesi ka ndalë nga spitali por ndodhet në gjendje shoku.“Vajza 9-vjeçare e klasës së tretë ka hematoma në kokë. Prindërit deklaruan se vajza është goditur në kokë me dru. Ajo ka dalë nga spitali, por është në gjendje shoku”, ka thënë Nikolla.Në lidhje më mësuesin Agim Muça, Nikolla se mësuesi është dërguar në prokurori, ndërsa theksoi se raste të tilla nuk duhet të ndodhin më.“Çështja e mësuesit është dërguar në Prokurori. Raste të tilla duhet të denoncohen, dhe nuk duhet të ndodhin në asnjë shkollë”, është shprehur ministrja.[caption id="attachment_696160" align="alignnone" width="640"]nikolla ne bulqize2 Ne foto: Nikolla viziton te afermit e nxenesve te dhunuar ne Bulqize[/caption][caption id="attachment_696159" align="alignnone" width="640"]nikolla ne bulqize Ne foto: Nikolla viziton te afermit e nxenesve te dhunuar ne Bulqize[/caption]