Fermerët e Lushnjes rritën eksportet për Janar-Shkurt

Fermerët e Lushnjes kanë kthyer vëmendjen nga toka duke prodhuar më shumë fruta perime në dy muajt e parë të këtij viti.Të dhënat e ministrisë së Bujqësisë tregojnë se vetëm gjatë muajve Janar-Shkurt janë prodhuar mbi 3 mijë ton fruta perime më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Disa prej prodhimeve që kanë ndikuar në përmirësimin e treguesve janë prodhimi i luleshtrydheve, ftonjve, dardhave dhe agrumeve.Ndërsa nga perimet janë preshi, spinaqi, lulelakra, panxhari etj.Vetëm nga Lushnja në dy muajt e parë të vitit janë eksportuar 5739 ton perime.Ndërkohë Ministria e bujqësisë pranon se eksportet kanë pësuar rritje të konsiderueshme në shumicën e rretheve të vendit. Mendohet se efekte në përmirësimin e situatës ka dhënë mbështetja financiare e ndërtimit të pikave të grumbullimit dhe prodhimeve bujqësore si dhe serat.Kosova është një prej vendeve kryesore që mban edhe peshën më të madhe të eksporteve të këtyre produkteve e ndjekur nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia./Oranews.tv/