Feston 25 vjetorin në koncertin e Beyonces
Ajo është një nga këngëtaret më të veçanta që ka Britania, e vlerësuar me çmime prestigjoze dhe shumë trofe.Është pikërisht këngëtarja Adele, e cila nuk e ka aspak problem të tregoj se edhe ajo ka një idhull të saj në muzikë, dhe e preferuara e Adel është diva Beyonce.Prandaj adhurimin e saj për Beyoncen ajo e ka treguar ditën e ditëlindjes së saj, teksa ka zgjedhur të festojë 25 vjetorin në një koncert të Beyonces.Adele ishte e shoqëruar nga partneri i saj Simon Konecki dhe disa miq të tjerë artistë si Robbie Williams dhe komediani Alan Carr.Duket se Adele e ka shijuar festimin e 25 vjetorit të saj në këtë formë , pasi kur gjithëçka ka përfunduar, ajo ka komentuar në faqen e saj zyrtare në twitter: "Çfarë ditëlindje e mrekullueshme! Faleminderit për dashurinë tuaj."Britanikja Adele nuk është hera e parë që e shpreh pëlqimin ndaj Beyonces, edhe më parë në intervista të ndryshme ajo ka thënë se e ka ndjekur atë që në moshën 10 vjeçare dhe se është frymëzuar nga tematika e teksteve të saj.Përveç vlerësimit si artiste, Adele ka shprehur edhe konsideratën njerëzore për Beyonce duke e personifikuar si njeriun më të mirë që kam njohur në fushën muzikore.