Thyen rekorde të "Guinnes-it"
Ndonëse për nga mosha e tyre janë shumë të rinj, disa yje të showbizit kanë deportuar në gjithë botën, madje kanë arritur të thyejnë edhe rekorde të "Guinnes-it". Dhe këtë arritën me muzikën e tyre, disa me këngë e disa edhe me shitjen marramëndëse të albumeve të tyre të cilat shpesh e kalojnë shifrën milionëshe, por ka edhe të tillë që rekord arritën në numrin e madh të miqëve në rrjetet shoqërore dhe për shikimin e videove të tyre në internet.E bukura dhe e mirënjohura Rihanna e theu rekordin e "Guinness-it" sa i përket numrit më të madh të siglave që u renditën në vendin e parë në top-listat amerikane për një vit. Falë hiteve "Rude Boy", "Love the Way You Lie", "What's My Name" dhe "Only Girl" u gjëndën në librin e rekordeve "Guinness".Pa dyshim, për të është folur më së shumti, dhe kështu Justin Bieber, thjeshtë duhej patjetër të thyente një rekord. Spoti i tij për këngën "Baby" është shpallur videoja më e popullarizuar në internet me më shumë se 400 milionë shikime. "Është një video e shkëlqyeshme e punuar në mënyrë profesionale", pohuan kritikët.