Lewis Hamilton tregon devotshmërinë ndaj fesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 15:08
Kampioni i njohur i Formula Uno, Lewis Hamilton, është fotografuar ndërkohë që ka qënë duke pushuar me të dashurën e tij, këngëtaren Nicole Scherzinger, në plazhet e Malibusë.Por paparacët më shumë janë fokusuar tek tatuazhi i Lewis, pasi ishte një tatuazh i madh i cili binte në sy mbi kurrizin e tij.Kishte realizuar një kryq të madh, i cili dëshmon besimin e tij në zot.Edhe pse më parë kampioni është shprehur se fitoren dhe talentin e tij e kishte fal zotit ,dhe madje ka treguar se është një ndjekës i rregullt i riteve fetare.Ndërkohë ky kryq nuk është i vetmi tatuazh në trupin e Hamilton, por ka edhe imazhin e një ëngjëlli, imazhin e Shën Mërisë dhe atë të Jezu Krishtit.