SHBA, arma 3D testohet me sukses
Një tjetër debat i fuqishëm është hapur në Shtetet e Bashkuara, pas njoftimeve se arma e parë e bërë me teknologjinë 3 D printer është testuar me sukses. Senatori Charles Schumer tha se kjo është një perspektivë apokaliptike."Po përballemi me një situatë ku cdo keqbërës mund të hapë një fabrikë " deklaroi Senatori Charles Schumer.'Liberator', quhet pistoleta e parë plastike e krijuar nga një printer 3D, e krijuar nga Defense Distribuited, një agjenci jofitimpruirëse me bazë në Teksas që muajin e kaluar arriti të merrte dhe një licencë federale për prodhimin e saj.Pas testeve disa mujore është arritur në përfundimin se arma funksionon si një pistoletë normale. Aktivistët kundër perdorimit të armëve kanë kritikuar projektin duke theksuar se do të rriten edhe me shumë viktimat.