“Met ball” 2013

Shumë netë gala i janë kushtuar Hollywood-it apo vlerësimeve të artit, por një natë shumë e rëndësishme e përvitëshme ku të gjithë artistët e Hollywood-it mblidhen sëbashku, është edhe Costume Institute Ball ose ndryshe  Met Ball.Një mbrëmje, ku të famshmit ecin mbi tapetin e kuq për të bërë përshtypje  për veshjet e tyre.Ekspertët e industrisë së modës dhe revistat stil, e konsiderojnë këtë ngjarje si më të rëndësishmen e modës dhe stilit .Çdo vit ngjarja ka një temë dhe mbrëmja përfshin një orë koktej si dhe një darkë formale.Duke qënë se është një natë e kushtuar stilit, modës, të bukurës, le tia lëmë pamjeve të tyre të na tregojnë më shumë për këtë natë.Le të njihemi si janë veshur vipat për 2013-tën.Beyonce ka shëlqyer me  fustanin e saj bust, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe një bisht i cili e ndiqte nga pas lëvizjeve të saj. Një fustan spektakolar që e ka bërë Beyoncen të shkëlqejë në Met Ball 2013.Një tjetër bukuroshe e cila mendohet se s’mund të dukej bukur pasi është shtatëzënë, Kim Kardashian, dukej si një lule e  vërtetë më fustanin e saj ashtu si moda e pranverë-verë 2013,ku mbizotërojnë lulet.Sëbashku me të dashurin e saj, rreperin e njohur Kanye West, kanë ecur mbi tapetin e kuq duke u shfaqur të lumtur.E bardha dhe e zeza janë një kombinim perfekt ashtu siç janë edhe ato të dyja, Rita Ora dhe Cara Delevinigne, tepër elegante të dyja duke zgjedhur ngjyra që kurrë nuk të zhgënjejnë si e bardha dhe e zeza.Ndërsa trasparenca mbizotëronte më shumë tel emra si  Anne Hathaway dhe Miley Cyrus.Gwyneth Paltrow, dukej si një princeshë, nga ngjyra pink e fustanit të saj dhe ngjyra bionde e flokëve që kanë një kombinim të mrekullueshëm së bashku.Katie Holmes nuk kishte sesi të mos binte të sy teksa ecte në tapetin e kuq  me fustatin e saj të bardhë, i cili tregonte shpinën e saj.Po mbretëresha e modës për vitin 2013 Kristen Stewart si duket?Ka zgjedhur ngjyrën e kuqe të miksuar në një stil të veçantë të veshjes.