Personazhi më i besuar mediatik

Lexuesit e Reader's Digest, kanë zgjedhur personazhin vip i cili pas 30 vitesh karrierë ka ditur të ruajë një imazh të pastër për veten, sigurisht që ai është edhe më i besuari për ta.Sipas një sondazhi të realizuar nga Reader's Digest, është Tom Hanks ai që është zgjedhur si personazhi vip më i besueshëm nga publiku. Në moshën 56 vjeçare dhe për tridhjetë vite karriere, ai ka ditur të mbajë një sjellje të njëjtë dhe një imazh të pastër për veten.Ai ndiqet me pas nga Sandra Bullock dhe Danzel Washington-i.Meryl Streep-i ndodhet në vendin e katërt, më pas vjen poetesha Maya Angelou dhe regjisori amerikan Stiven Spielberg.Bill Gates dhe gruaja e tij janë gjithashtu në top 10-tëshe. Bosi i Microsoft-it renditet në vendin e shtatë, ndërsa gruaja Melinda në vendin e nëntë. Ndërmjet tyre renditet ylli i televizionit Alex Trebek dhe në fund të listës, Julia Roberts.