Ditë relaksi, xhiro me jaht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 14:58
Kanë 12 vite që kanë nisur lidhjen e tyre dhe duket qartë se dashuria është njësoj si ditën e parë për Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova.Këngëtari dhe ish-tenistja u panë në një jaht luksoz në brigjet e Miami duke kaluar një ditë relaksi.Këtë vit Enrique Iglesias ka nisur punën për albumin e tij të dhjetë. Spanjolli po punon me producentët Mark Taylor, The Cataracs, Rome Ramirez dhe Marty James.Anna Kournikova e ka lënë tenisin para 10 vitesh për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe tani luan vetëm në turne që organizohen për bamirësi.