Sharon Stone shfaqet me një burrë misterioz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 15:04
Ajo ka frekuentuar rregullisht një mashkull 28 vjet më të vogël, deri në Prill të këtij viti. Por ja që krejt papritur, Sharon Stone ka befasuar, e kapur krah për krah me një burrë të moshës së saj.Aktorja 55-vjeçare është fotografuar me një burrë misterioz, por që duket qartë që nuk është një "toy-boy". Përveçse janë shfaqur tepër të afruar me njëri-tjetërin, mashkulli misterioz është dukur edhe tepër familjar me fëmijët e Sharon, Roan e Quinn, duke e marrë madje edhe më të voglin mbi shpatulla për një xhiro.Nuk dihet nëse Sharon është ndarë kështu përfundimisht nga i dashuri 27-vjeçar brazilian Martin Mica, apo ky mashkull tjetër është thjesht një mik.